Friday, 23 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Arrestohet një person në Prizren, në shtëpi i gjenden 718 gramë marihuanë

Arrestohet një person në Prizren, në shtëpi i gjenden 718 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 718.18 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, siç njofton Telegrafi duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur të enjten, më 22 tetor, rreth orës 11:10. Përveç marihuanës, sipas raportit të Policisë që e citon Telegrafi, gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe një sprej (CS Gas), një telefon, një peshore elektrike dhe një mjet bluarës (grinder).

“Prizren 22.10.2026-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 718.18 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një sprej (CS Gas), një telefon, një peshore elektrike dhe një grinder”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Telegrafi.

Lini një koment