Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAs këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, për të arrestuar Ylli Zallën, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal armësh.

Kështu bën me dije gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. Edhe këtë herë, Zalla i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Nga kontrollet, policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.

48-vjeçari është shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit të shkuar, i dyshuar se ka lidhje me atentatin e bujshëm të Rinasit, kur u vra Gilmando Dani dhe shoku i tij, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Më herët, në banesën e tij është zbuluar arsenal tipik ushtarak.

Përtej dyshimeve se ai mund të ketë ndihmuar autorët për kryerjen e ekzekutimit të Danit më 11 nëntor 2025, ekziston një e shkuar e errët kriminale.

Zalla është arrestuar dikur për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që i kanë dërguar për të luftuar me ISIS-in. Ndërsa disa vite më parë, ai ka kërcënuar pronarin e një fabrike në Fushë-Krujë.

Lini një koment