E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Atentati në Fier, gjenden dy armë në makinën e djegur pas vrasjes së Selami Hasanit

Atentati në Fier, gjenden dy armë në makinën e djegur pas vrasjes së Selami Hasanit

Dy armë janë gjetur në makinën e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Fier. Automjeti u gjet pranë rrethrrotullimit të Pojanit, në autostradën Fier–Vlorë, pak minuta pas ngjarjes.

Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u qëllua me armë zjarri teksa punonte në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji”. Sipas policisë, dy persona të maskuar zbritën nga automjeti dhe qëlluan në drejtim të tij.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.

“Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit”, deklaroi nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj.

Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Hetimet paraprake flasin për përfshirjen e disa personave në ngjarje, ndërsa automjeti tip “Volvo”, i bardhë dhe i vjedhur, dyshohet se është përdorur për transportimin e autorëve dhe më pas është djegur për të zhdukur gjurmët.

Selami Hasani

U vra në oborrin e shtëpisë, trupi i pajetë i 60-vjeçarit mbërrin në banesë, familja hap dyert e mortit https://t.co/jeU4L35JI5

Lini një koment