Atlético shpërthen kundër Laporta-s dhe Alvarez: Viktima e kësaj historie jemi vetëm ne, Barça na ka dëmtuar ekonomikisht!
Numri një i Barcelonës tha pak minuta më parë se oferta për Jualian Alavarez vlen akoma, por kampi madrilen ka rreaguar ashpër. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Atletico Madrid ka akuzuar numrin një të Barcelonës dhe klubi i tij i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe se lojtari argjentias nuk do të jetë kurrë i katalanasve.
“Lojtari po viktimizohet , por në këtë histori viktima e vetme është Atletico Madrid. Ka 0% mundësi që ne të shesim Alvarez te Barça. Skuadra në fjalë na ka dëmtuar si në aspektin ekonomik dhe atë social”, thuhet në komunikatë.