‘Australia thërret’: Më 27 shtator protestë në Melbourne në mbështetje të çlirimtarëve
Në posterin e protestës thuhet “Lufta për liri nuk është krim!” dhe “Një popull nuk mund të dënohet për lirinë”, ndërsa theksohet mbështetja për Kosovën dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Protesta e Melbournet është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, pas aktgjykimit të Speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Mesazhi i organizatorëve përmblidhet me thirrjen: “Zëri ynë ka rëndësi – Kosova në përjetësi.”
Burimi: Klan Kosova