E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Qyteti i Pogradecit dhe Njësia Administrative Buçimas janë përfshirë pasditen e sotme nga një ndërprerje e plotë e furnizimit me energji elektrike, sikurse ishte paralajmëruar më herët nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE-së, stakimi i energjisë është shkaktuar “për shkak të një avarie në nënstacionin elektrik”.

Për të bërë të mundur ndërhyrjen teknike dhe “riparimin e defektit në nënstacionin elektrik”, autoritetet kanë parashikuar që ndërprerja e energjisë të zgjasë për dy orë, konkretisht në fashën orare nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

Grupet e punës ndodhen në terren për eliminimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike për abonentët e prekur.

Lini një koment