Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro

Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët po kërkojnë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 600 euro. Ai ka paralajmëruar se institucionet duhet të jenë të vetëdijshme për greva, nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen.

“Në njërën anë po duhet të luftojmë që të rritet kjo pagë… në anën tjetër po duhet me luftuar çka nuk është normal të luftojmë — që të zbatohet paga minimale kur është vendim i Qeverisë së Kosovës”, tha Azemi për EkonomiaOnline, sipas Klan Kosova.

Ai shtoi se punëtorët nga 1 janari do të kërkojnë kushte e paga më të mira dhe nuk do të qëndrojnë me pagat prej 500 eurosh të rritjes së vitit 2024.

Azemi foli edhe për zbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se vendimet e Qeverisë duhet të respektohen dhe zbatohen: “Paramendojeni ju, në vetë Ministrinë e Punës deri në muajin e fundit… Qeveria e Kosovës ka paguar punëtorët jashtë ligjit, jashtë pagës minimale.”

Ai paralajmëroi se ose do të ketë greva, ose punëtorët do të ndërrojnë vendlokacionin ku punojnë, sepse fuqia e punëtorëve është më e kërkuar se asnjëherë më parë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment