Katër të arrestuar në Dragash, dyshohet për dhunim dhe shfrytëzim seksual
Katër persona janë arrestuar në Dragash nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të dhunimit dhe në materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra, ndërsa rasti, sipas njoftimit, ka ndodhur më 10 shtator 2026.
Viktima, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Burimi: KosovaPress