E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Balla uron Ileana Iotovën për zgjedhjen Presidente e Bullgarisë: Forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Balla uron Ileana Iotovën për zgjedhjen Presidente e Bullgarisë: Forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Ileana Iotovën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Bullgarisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Bullgarinë një vend mik të Shqipërisë, me të cilin vendi ynë ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta historike, miqësore dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm.

Ai vlerëson veçanërisht mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë, si dhe rolin e komunitetit bullgar në vendin tonë, të cilin e konsideron një urë miqësie mes dy popujve.

Në mesazhin e tij, Balla i uron suksese Iotovës në përgjegjësinë e re, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të thellohen edhe më tej, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment