E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Balla uron Iotovën për zgjedhjen si Presidente e Bullgarisë: Do forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve!

Balla uron Iotovën për zgjedhjen si Presidente e Bullgarisë: Do forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Ileana Iotovën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Bullgarisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Bullgarinë një vend mik të Shqipërisë, me të cilin vendi ynë ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta historike, miqësore dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm.

Ai vlerëson veçanërisht mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë, si dhe rolin e komunitetit bullgar në vendin tonë, të cilin e konsideron një urë miqësie mes dy popujve.

Në mesazhin e tij, Balla i uron suksese Iotovës në përgjegjësinë e re, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të thellohen edhe më tej, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Lini një koment