Wednesday, 14 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Basriu vendos për Dukagjinin, klinasit ngjiten në pozitën e tretë

Basriu vendos për Dukagjinin, klinasit ngjiten në pozitën e tretë





October 2026
M T W T F S S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

October 14, 2026

Basriu vendos për Dukagjinin, klinasit ngjiten në pozitën e tretë


Dukagjini ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi kapiteni dhe qendërmbrojtësi Elton Basriu, i cili në minutën e 10-të shënoi me kokë nga afërsia, duke ia siguruar tri pikë të rëndësishme skuadrës nga Klina.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Me këtë fitore, Dukagjini, fitues i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, është ngjitur në pozitën e tretë të tabelës me 16 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.

Në krye të renditjes janë Malisheva dhe Prishtina, me nga 19 pikë. Malisheva ka zhvilluar tetë ndeshje, ndërsa Prishtina shtatë.

Leave a Reply

Lini një koment