E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Bayern ndalet nga Hamburgu, Kimmich çmendet në fushë

Bayern ndalet nga Hamburgu, Kimmich çmendet në fushë

Një javë e vështirë për Joshua Kimmich. Pasi e quajti sjelljen e Bayern ndaj Musiala “të papranueshme”, duke shkaktuar polemika të pashmangshme, numri 6 bavarez u kritikua ashpër në barazimin 0-0 të skuadrës së Kompany-t ndaj Hamburgut në Bundesligë.

31-vjeçari u përjashtua në minutën e 44-të për tërheqje flokësh të një kundërshtari. “Bëra një gabim të madh, nuk kam asnjë justifikim. Ende nuk e kuptoj çfarë bëra. Ishte një gjë e trashë, duhet t’i kërkoj falje ekipit”, tha Kimmich, duke u larguar nga fusha pothuajse në lot.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment