Brentford shënon katër gola në “Old Trafford”, kriza e Manchester United nuk ka fund
Kriza e Manchester United nuk ka fund, pëson një tjetër humbje të rëndë në këtë sezon. Pavarësisht mbështetjes së tifozëve në “Old Trafford”, Djajtë e Kuq u mposhtën me rezultatin 4-0 nga Brentford, i cili i shkakton një tjetër goditje shkatërruese Pochettino-s dhe mbrojtjes së tij të brishtë.
Callum Ëilson me dy golat e tij në pjesën e parë(19’ dhe 31’) e bëri gjithçka të lehtë për miqtë, me vendasit që nuk kishin fuqinë e duhur për të reaguar, duke lejuar dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë të shënuar nga Ajer 81’ dhe Schade 90’+1
Pas disfatës 4-0 kundër Liverpoolit, Djajtë e Kuq kanë spësuar një tjetër goditje të ngjashme, 4-0 përballë Brentford. Pochettino dhe skuadra e tij mbeten të parafundit me tetë pikë dhe vetëm një fitore të arritur, një rrezik serioz: zona e sigurisë (tani tri pikë larg) mund të zhduket nga horizonti, dhe Crystal Palace mund t’i kalojë.
Ndërkohë, Brentford, i udhëhequr nga sulmuesi Kayode (një nga më të mirët), po bën mirë, aktualisht në vendin e pestë me 20 pikë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.