Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBEOGRAD – Vuçiç: Nuk do të largohem nga Serbia nëse SNS-ja i humb zgjedhjet

BEOGRAD – Vuçiç: Nuk do të largohem nga Serbia nëse SNS-ja i humb zgjedhjet

BEOGRAD,  27 koriik /ATSH-AA/ – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të largohet nga vendi nëse Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet humb zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në tetor ose nëntor, ndërsa përsëriti planet për të dhënë dorëheqje dhe tha se kishte marrë kërcënime me vdekje.

Duke folur për një transmetues televiziv serb gjatë fundjavës, Vuçiq diskutoi për orarin e ardhshëm elektoral të vendit pas njoftimit të tij të mëparshëm se ai planifikon të japë dorëheqje. Ai tha se zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në tetor ose nëntor ndërsa zgjedhjet presidenciale mund të pasojnë në dhjetor ose shkurt të vitit të ardhshëm.

Vuçiq tha se SNS në pushtet, të cilën ai e drejtoi më parë, do të konkurronte në zgjedhje me një ekip më të ri. “Unë nuk kam frikë. Sigurisht, SNS mund të humbasë zgjedhjet, kjo është një mundësi. Por, edhe nëse humbasim, unë nuk do të largohem nga vendi im”, tha ai.

Vuçiq ndau një video në rrjetet sociale ku tregonte një burrë që mbante një thikë dhe e kërcënonte, duke thënë se kishte marrë kërcënime me vdekje, por nuk ndihej i rrezikuar.

Më 11 qershor, Vuçiq tha se po mendonte të jepte dorëheqje nga presidenca për t’u bërë kandidat i partisë së tij për kryeministër. Më 27 qershor, ai njoftoi se do të dorëzonte zyrtarisht dorëheqjen brenda pak javësh.

Vuçiq gjithashtu pritet të shpallë datën e zgjedhjeve parlamentare përpara se të japë dorëheqje.

Lini një koment