E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBerisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit në Shqipëri

Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit në Shqipëri

Kreu i PD-së Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në aktivitetin për 35-vjetorin e grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ndërsa e cilësoi këtë ngjarje si një nga momentet më të rëndësishme dhe një kthesë historike në procesin e vendosjes së pluralizmit politik në vend.

Berisha vlerësoi rolin e sindikatave dhe të drejtuesve të tyre duke theksuar se ata u shndërruan në “mburojën më të fuqishme të pluralizmit”, në një periudhë që sipas tij ishte e mbushur me presion dhe përballje të forta politike.

Duke folur për zhvillimet e vitit 1990, Berisha u ndal te fundi i regjimit komunist, shpallja e pluralizmit dhe krijimi i Partisë Demokratike, duke i konsideruar sindikatat si një forcë të rëndësishme që ndikuan në përshpejtimin e ndryshimeve politike në vend.

Ai përmendi edhe grevën e përgjithshme të BSPSH-së, duke e cilësuar si një nga lëvizjet më të mëdha sindikale në historinë e Shqipërisë, ku sipas tij morën pjesë qindra mijëra punëtorë në mbarë vendin.

Sipas tij, ngjarjet e fillimviteve ’90, përfshirë edhe grevën e BSPSH-së, mbeten një pjesë e rëndësishme e historisë së tranzicionit demokratik në Shqipëri.

Lini një koment