Tuesday, 8 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaBerisha udhëton drejt SHBA, zbulohet çfarë do bëjë dhe kush e shoqëron

Berisha udhëton drejt SHBA, zbulohet çfarë do bëjë dhe kush e shoqëron

Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA të premten, ku do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara, në një vizitë që pritet të zgjasë 7 ditë.

Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin e shqiptarëve në dy lokacione të ndryshme.

Takimi i parë në Nju Jork, të dielën, në datën 6, ndërsa takimi i dytë, të martën, në datën 8, në Texas. Ndërkohë përveç tyre, pritet që kryedemokrati të zhvillojë disa takime të tjera me kongresmenë dhe senatorë amerikan, por që ende zyrtarisht nuk është njoftuar asgjë.

Burime bëjnë me dije se delegacioni që do të shoqërojë kreun e PD në SHBA, përbehet nga nënkryetari i PD, Belind Këllici, deputetët Albana Vokshi e Klevis Balliu, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Ceno.

Rikthimi i Berishës në SHBA, vjen pas gati 14 vitesh, pasi herën e fundit që kishte qenë përtej Oqeanit në vitin 2012 kur ishte kryeministër i vendit.

Lini një koment