E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 12 gjoba

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 12 gjoba

Policia e Tiranës këtë të premte ka vendosur 12 masa administrative ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë protestës së djeshme në Tiranë kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment