E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BM – Autoritetet: Fotot e fëmijëve në internet mund të keqpërdoren ng IA

BM – Autoritetet: Fotot e fëmijëve në internet mund të keqpërdoren ng IA

LONDËR, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Prindërit janë paralajmëruar të tregojnë kujdes kur publikojnë fotografi të fëmijëve të tyre në internet, pasi ato mund të përdoren nga kriminelët për të krijuar imazhe abuzive me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA).

Paralajmërimi është bërë nga Agjencia Kombëtare e Krimit  (NCA), i cili ka publikuar udhëzime të reja për mbrojtjen e fëmijëve nga rritja e përdorimit të imazheve abuzive të krijuara me IA.

Sipas NCA-së një shkollë në Britaninë e Madhe u bë objektiv i grupeve kriminale, të cilat morën fotografi publike të nxënësve dhe i përdorën për të krijuar imazhe me përmbajtje seksuale përmes teknologjisë IA. Më pas, autorët kërcënuan se do t’i publikonin ato nëse nuk paguhej një shumë parash..

Janë identifikuar 3 440 video të krijuara me IA që përmbanin imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve gjatë vitit 2025, krahasuar me vetëm 13 raste të regjistruara në vitin 2024.

Fushata e re synon t’i ndihmojë prindërit dhe kujdestarët të marrin vendime më të informuara për publikimin e fotografive të fëmijëve, të respektojnë pëlqimin për përdorimin e imazheve dhe të bisedojnë me fëmijët për rreziqet që lidhen me imazhet e rreme (“deepfake”) të krijuara nga inteligjenca artificiale.

 

 

Lini një koment