Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBM – Farage jep dorëheqjen si deput por do të kandidojë sërish për zgjedhje

BM – Farage jep dorëheqjen si deput por do të kandidojë sërish për zgjedhje

– Lideri i partisë “Reform UK”, Nigel Farage deklaroi sot, se do të japë dorëheqjen nga posti i deputetit, për të çuar në zgjedhje të pjesshme në zonën e tij elektorale, ku do të kandidojë përsëri për rizgjedhje, sipas “Reuters”.

Farage e bëri njoftimin në fund të një deklarate televizive, gjatë së cilës kritikoi ndërhyrjet e medias në jetën private të familjes së tij, dhe tha se elita politike po bënte gjithçka për të penguar partinë e tij.

“Kjo do të jetë një zgjedhje e pjesshme mes popullit dhe establishmentit”, tha Farage.

“Do të luftoj për të fituar. Do të luftoj për të vazhduar revolucionin politik që ka nisur “Reform UK”, shtoi ai.

Farage, i cili muajt e fundit, është përballur me vëmendje të madhe për çështjet, që lidhen me financat e tij, tha se dëshironte që zgjedhësit e zonës së tij, të vendosnin nëse ende dëshironin që ai të ishte përfaqësuesi i tyre, në parlament. /

Lini një koment