Bordi ul me 2 lekë çmimin e naftës, do të shitet 208 lekë për litër, benzina në 167 lekë
Bordi i Transparencës vendosi sot uljen me 2 lekë të çmimit të naftës, e cila do të shitet jo më shumë se 208 lekë për litër, siç njofton Shqiptarja.com.
Çmimi tavan i benzinës u caktua në 167 lekë për litër. Vendimi i Bordit vlen për të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve.
Me shumicë, çmimi i naftës do të jetë jo më shumë se 196 lekë për litër, ndërsa benzina me shumicë do të shitet jo më shumë se 155 lekë për litër, sipas vendimit të Bordit.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 10 nëntor, në orën 13:45 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës.
Bordi u kërkoi të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë çmimet e caktuara, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.