E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Babai i këngëtarit të njohur Rigels Rajku (Noizy), Bashkim Rajku, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Bashkim Rajku është thirrur nga trupi gjykues në orët e paradites për të dhënë dëshminë e tij në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Më herët, për të njëjtën çështje është thirrur për të dëshmuar edhe vetë këngëtari.

Hetimet dhe procesi gjyqësor ndaj këtij grupi u mbështetën në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili zbardhi një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë edhe sulmin me lëndë eksplozive tritol të kryer ndaj lokalit në pronësi të reperit Noizy.

Lini një koment