Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBOTËRORI 2026 – Pabet në Angli dhe Uells hapur deri në orën 05:00 për ndeshjen Angli-Meksikë

BOTËRORI 2026 – Pabet në Angli dhe Uells hapur deri në orën 05:00 për ndeshjen Angli-Meksikë

LONDËR, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike ka vendosur të zgjasë orarin e funksionimit të pabeve në Angli dhe Uells deri në orën 05:00 të mëngjesit për ndeshjen e fazës së 1/8-ave të FIFA World Cup 2026 mes Anglisë dhe Meksikës.

Ndeshja do të zhvillohet në Mexico City dhe do të nisë në orën 01:00 të mëngjesit sipas orës britanike, duke përfunduar pas orarit të mëparshëm të zgjatur, i cili lejonte pabet të qëndronin hapur vetëm deri në orën 02:00.

Vendimi u mor pasi deputetë britanikë kërkuan më shumë fleksibilitet për bizneset e mikpritjes, në mënyrë që tifozët të mund ta ndjekin të gjithë takimin pa u detyruar të largohen nga lokalet.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se zgjatja e orarit është një lajm i mirë si për tifozët, ashtu edhe për pubet që shërbejnë si vende ku komunitetet mblidhen për të ndjekur ndeshjet.

“Futbolli mund të vijë në shtëpi, por ne po sigurohemi që tifozët të mos kenë nevojë ta bëjnë këtë. Mbajtja e pabeve hapur deri në fishkëllimën e fundit është lajm i mirë për mbështetësit dhe për lokalet që bashkojnë komunitetet tona”, tha Starmer.

Anglia siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave pasi mposhti Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 2-1 të mërkurën dhe tani do të përballet me Meksikën në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendje të madhe të tifozëve.

 

Lini një koment