E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë

Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë

Partia Demokratike do të rikthehet sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku do të marrë pjesë në diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale.

Ndërkohë, në komisionet e tjera parlamentare, deputetët demokratë do të vijojnë të ndjekin të njëjtën strategji si javën e kaluar.

Sipas kësaj strategjie, një përfaqësues i PD-së do të jetë i pranishëm në mbledhjet përkatëse për të mbështetur kërkesat e studentëve, por më pas do të largohet nga mbledhja.

Lini një koment