E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Carrick mbërrin në qendrën stërvitore në orën 7:15 të mëngjesit, Pochettino e zëvendëson

Carrick mbërrin në qendrën stërvitore në orën 7:15 të mëngjesit, Pochettino e zëvendëson

Michael Carrick mbërriti sot herët në qendrën stërvitore të Manchester United, duke u regjistruar në orën 07:15, pikërisht në ditën kur mund të shkarkohet nga detyra.

Drejtuesit e Manchester United kanë menduar që ta zëvendësojnë duke përfituar edhe nga ndërprerja e kampionatiti për ndeshjet e kombëtareve.

Pozicioni i trajnerit aktual është bërë gjithnjë e më i pasigurt, pasi skuadra ka rënë në zonën e rënies nga kategoria, pavarësisht se të dielën arriti të merrte një barazim 4-4 ndaj Aston Villa-s në “Old Trafford”.

Drejtuesit e klubit, përfshirë shefin ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtorin e futbollit Jason Ëilcox, pritet të zhvillojnë sot një bisedë me video me bashkëpronarin Sir Jim Ratcliffe.

Mauricio Pochettino është shfaqur si kandidati kryesor për të zëvendësuar Carrick-un. Argjentinasi aktualisht drejton kombëtaren e SHBA-së, por kontrata e tij përfshin një klauzolë largimi prej 7 milionë paundësh. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment