Friday, 3 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Cënon të drejtën e pronës”, PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Paketën e Maleve

“Cënon të drejtën e pronës”, PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Paketën e Maleve

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për ‘Paketën e Maleve’.

Përmes një kërkese të nënshkruar nga 37 deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së, është argumentuar se Ligji për Paketën e Maleve është në shkelje të Kushtetutës

Në kërkesë është argumentuar se Ligji për Paketën e Maleve:
Cënon parimin e sigurisë juridike (shih nenin 4 të Kushtetutës);
(ii) Cënon parimin e barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit (shih nenin 18 të Kushtetutës);
(iii) Cënon të drejtën e pronës dhe procesin e rregullt ligjor (shih nenet 11, 41 dhe 42 të Kushtetutës);
(iv) Cënon të drejtën për informimin e gjendjes së mjedisit dhe mbrojtes së tij (shih nenet 56 dhe 59 tëKushtetutës);
(v) Cënon parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore (shih nenet 13, 108, 111 dhe 113 të Kushtetutës);
(vi) Cënon parimin e hierarkisë së normave (shih nenin 81 dhe 116 të Kushtetutës).

Ndërkohë është caktuar edhe relatori që do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin për ‘Paketën e Maleve’.

Relatore e çështjes, sipas njoftimit të vetë Gjykatës Kushtetuese, do të jetë gjyqtarja Marsida Xhaferllari.

Lini një koment