E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Cilësia e ajrit në Nju Delhi arrin nivele “të rrezikshme”

Cilësia e ajrit në Nju Delhi arrin nivele “të rrezikshme”

Cilësia e ajrit në Nju Delhi, kryeqytetin e Indisë, ka shënuar një përkeqësim të ndjeshëm pas festimeve të Festivalit Diwali, duke arritur nivele të klasifikuara si të rrezikshme për shëndetin.

Sipas televizionit indian NDTV, banorët e kryeqytetit u zgjuan me një shtresë të dendur tymi që kishte mbuluar qytetin, ndërsa dukshmëria në disa zona ishte ndjeshëm e reduktuar.

Të dhënat e Bordit Qendror për Kontrollin e Ndotjes (CPCB), institucioni përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ajrit, tregojnë se indeksi mesatar i ndotjes në Nju Delhi është rritur nga 350 një ditë më parë në 403, duke kaluar nga kategoria “shumë i dobët” në atë “i rrezikshëm”.

Rritja e ndotjes dyshohet se lidhet me përdorimin masiv të fishekzjarrëve gjatë Festivalit Diwali, i njohur ndryshe si Festivali i Dritave, i cili u festua në kryeqytetin indian më 8 nëntor.

Fishekzjarrët çlirojnë sasi të konsiderueshme grimcash ndotëse në atmosferë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ajrit në një qytet që përballet vazhdimisht me nivele të larta të ndotjes.

Lini një koment