E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Kosova›Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas lexuesve të Telegrafit

Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas lexuesve të Telegrafit

Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi e menaxhimi joefektiv i shkollave janë vlerësuar si faktorët kryesorë që ndikojnë në rezultatet e dobëta të nxënësve nga Kosova në testin ndërkombëtar PISA, sipas pjesëmarrësve në një pyetësor të realizuar nga Telegrafi.

Në pyetjen “Cili është shkaku kryesor i rezultateve të dobëta në testin PISA të nxënësve nga Kosova?”, kanë votuar gjithsej 779 lexues.

Nga rezultatet e publikuara, 309 pjesëmarrës, apo 40 për qind, kanë vlerësuar se shkaku kryesor është cilësia e mësimdhënies.

Në vendin e dytë renditet politizimi dhe menaxhimi joefektiv i shkollave, të cilin e kanë përzgjedhur 199 pjesëmarrës, apo 26 për qind e votuesve.

Ndërkaq, 163 pjesëmarrës, përkatësisht 21 për qind, kanë vlerësuar se rezultatet e dobëta lidhen me kurrikulat që nuk u përgjigjen nevojave të nxënësve.

Trajnimin e mësimdhënësve për metoda moderne të mësimdhënies e kanë përzgjedhur 58 votues, apo shtatë për qind, ndërsa 50 pjesëmarrës, apo gjashtë për qind, kanë konsideruar se një nga shkaqet kryesore janë tekstet e papërshtatshme.

Rezultatet e këtij pyetësori pasqyrojnë perceptimet e lexuesve të Telegrafit për faktorët që ndikojnë në performancën e nxënësve në testin PISA. Ato nuk përbëjnë një matje përfaqësuese të opinionit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Pyetja është pjesë e angazhimit të Telegrafit për të trajtuar gjendjen në sektorin e arsimit dhe për të nxitur diskutimin publik mbi sfidat dhe reformat e nevojshme në këtë fushë. /Telegrafi/

Lini një koment