Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh, ajo gjatë një interviste deklaroi se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit do të kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.
Gahler në reagimin e tij shkruan se këto deklarata nuk mund të injorohen teksa shtoi se pret që ministrja serbe të shkarkohet nga detyra.
“Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviç deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviçit në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, shkruan ai.
Such remarks of candidate country ministers cannot be ignored: On 11 July Serbian Minister Paunovic said in a televised interview that, had she been in Milosevic’s position in 1998, she “would have ethnically cleansed Kosova of Albanians”. I expect her to be released from office!