Delvinë, arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” është kapur nga Policia e Delvinës.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shijani”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës për lokalizimin e personave të shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë, 41-vjeçari Besnik Banushi, banues në Delvinë, u lokalizua dhe u ndalua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur.
Ngjarja për të cilën është dënuar 41-vjeçari i përket datës 2 janar 2012.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.