Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDetaje të reja nga operacioni antigrogë në Tiranë, ja si u kapën 5 kg heorinë

Detaje të reja nga operacioni antigrogë në Tiranë, ja si u kapën 5 kg heorinë

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Drejtimi”, i zhvilluar nga Antidroga e Policisë së Tiranës, ku u sekuestruan rreth 5 kilogramë lëndë narkotike.

Burime bëjnë me dije se në kuadër të hetimit janë përdorur metoda speciale të hetimit, ndërsa dy personat e arrestuar, Mirand Herri dhe Luftim Hoxha, kanë qenë prej ditësh nën vëzhgimin e policisë.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët sekuestruan rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë. Sasia e drogës së fortë, sipas përllogaritjeve paraprake, nëse do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, do të kapte një vlerë prej mbi 500 mijë eurosh.

Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër më të mëdhatë e drogave të forta të kapura nga Policia e Tiranës gjatë operacioneve të fundit.

Hetimet për operacionin “Drejtimi” vijojnë për të dokumentuar të gjithë aktivitetin e dyshuar kriminal dhe për të zbardhur nëse pas dy personave të arrestuar fshihen edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Lini një koment