Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dhërmi, rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti lundrues pësoi avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona

Dhërmi, rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti lundrues pësoi avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona

Pesë persona janë shpëtuar këtë të martë nga Policia Kufitare e Dhërmiut, pasi gjatë lundrimit në det, mjeti i tyre lundrues pësoi avari dhe rrezikuan të mbyteshin.

Sipas raportimeve të policisë, mjeti po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, ndërsa në të ndodheshin katër persona dhe drejtuesi i gomones.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka bërë të mundur lokalizimin e gomones dhe dhënien e ndihmës së parë personave që ndodheshin në të, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një koment