Diaspora dhe realiteti paralel i Edi Rames
Marrë nga faqja në Facebook e autorit.

Kur Edi Rama flet për “Diasporën”, duket sikur po flet për një realitet paralel… jo për atë që njohim ne.
Sepse diaspora që njohim ne është ajo që u detyrua të largohej nga Shqipëria, nga mungesa e shpresës, nga padrejtësia dhe nga një sistem që nuk i la vend.
Po kjo diaspora e “Samitit” kush është?
Ajo që u kujtuan vetëm në kohë votash?
Ajo që u vunë nën presion përmes familjarëve në Shqipëri?
Ajo që u “organizua” dhe u përdor si dekor për propagandë?
Dhe pastaj dalin e flasin për “suksese”…
Nëse kjo quhet respekt për diasporën, atëherë turpi paska ndryshuar kuptim.
Sepse diaspora nuk është sallë me duartrokitje,
nuk është listë emrash të përzgjedhur,
dhe nuk është pronë e askujt.
Diaspora është sakrificë, djersë dhe mbijetesë.
Dhe ajo nuk blihet me fjalë, as me show,
por respektohet me votë të lirë dhe pa presion.
Turp i madh!