Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDigjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar shkrumbimin e plotë të mjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik i lidhur me mbinxehjen e automjetit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Lini një koment