Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiDinamo zyrtarizon një tjetër përforcim në mbrojtje, firmos me një nigerian 20-vjeçar

Dinamo zyrtarizon një tjetër përforcim në mbrojtje, firmos me një nigerian 20-vjeçar

Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar sot firmën me një lojtar të ri. Bëhet fjalë për një mbrojtës nigerian 20-vjeçar, me të cilin blutë kanë arritur marrëveshjen për të firmosur kontratë.

“Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Jonathan Ochiche. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar nigerian i bashkohet skuadrës sonë nga Ikon Allah Academy, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën blu. Klubi i uron Jonathan mirëseardhjen dhe shumë suksese në familjen dinamovite”, – shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Ochiche është bashkuar me Dinamon prej kohësh, bashkë me dy futbollistë të tjerë afrikanë të rinj në moshë. Klubi është bindur nga mbrojtësi dhe tashmë e ka konfirmuar atë si pjesë të vetën.

Blutë kanë pasur nevojë për përforcime në mbrojtjes, sidomos në qendër, ku të gatshëm për trajnerin Ilir Daja janë Dita, Aliji dhe Hoxhallari.

Lini një koment