Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Teksa u mbajt sot dita e 76-të e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u vu re përsëri një pjesëmarrje e ulët qytetarësh.

Kjo edhe pse sot ishte deklaruar si protestë kombëtare, me pjesëmarrjen edhe të Diasporës.

Njëri prej tyre, i ardhur nga Gjermania, duket se nuk i ka mbajtur dot emocionet.

Teksa po jepte një intervistë, emigranti është prekur shumë dhe i ka thënë gazetarit:

“Ti je gjigant! Jemi të mërguar, por Shqipërinë tonë s’e kemi harruar. Rrofshin shqiptarët! Liri Shqipëria!”.

Protestuesit prej më shumë se dy muajsh kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, teksa gjithashtu kanë kërkuar edhe përmbushjen e të paktën 11 kërkesave prej kreut të ekzekutivit.

Lini një koment