Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Gjatë ndalesës së tij në Tiranë, Thaçi u takua edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresoj shumë sot një muaj ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh”,shkroi Balla në rrjete sociale.