Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaDrejtoresha shqiptare e JPMorgan akuzohet për abuzim seksual ndaj një bankieri

Drejtoresha shqiptare e JPMorgan akuzohet për abuzim seksual ndaj një bankieri

Lorna Hajdini, 37-vjeçare dhe drejtoreshë ekzekutive në divizionin Leveraged Finance të JPMorgan Chase, po përballet me akuza se ka përdorur pozicionin e saj për të ngacmuar dhe detyruar seksualisht një të punësuar nën të. Padia, e dorëzuar në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, pretendon se abuzimet përfshijnë përdorimin e drogës, fyerje raciste, kërcënime për karrierën dhe detyrimin për të kryer akte seksuale kundër dëshirës së tij.

Raporton thotë se paditësi, i identifikuar si John Doe dhe me origjinë aziatike, thotë se ngjarjet kanë filluar pas bashkëpunimit të tyre në pranverë të vitit 2024: ai u bashkua në mars 2024 si Senior VP/Drejtor, ndërsa Hajdini u emërua në një pozicion të lartë muajin pasues. Sipas padisë, gjatë muajve në vazhdim ai është detyruar për akte që i përshkruan si jo-konsensuale dhe poshtëruese, ka qenë i droguar në disa raste me “roofies” (Rohypnol), dhe ka marrë fyerje raciste e kërcënime, përfshirë tentativë monitorimi të llogarisë së tij bankare.

Padia akuzon gjithashtu JPMorgan Chase se ka lejuar abuzimet dhe se ka reaguar me hakmarrje pasi shtetasi raportoi ngjarjet, duke dëmtuar reputacionin e tij dhe duke mos ndëshkuar të përfshirët. Një zëdhënës i bankës deklaroi se hetimi i brendshëm nuk gjeti prova që mbështesin pretendimet e paditësit dhe se ai refuzoi të bashkëpunonte me hetimin.

Avokati i paditësit, Daniel J. Kaiser, e përshkroi çështjen si të “tmerrshme dhe shqetësuese”. Paditësi kërkon dëmshpërblim për humbje të ardhurash, dëmtime emocionale dhe reputacioni dhe thotë se pas raportimit ka marrë kërcënime anonime, përfshirë komente raciste dhe referenca ndaj zyrave të emigracionit. Ai ka marrë diagnozë për PTSD dhe po ndesh vështirësi në gjetjen e punës.

Sipas raportit çështja është ende në zhvillim dhe as Hajdini e as JPMorgan nuk kanë dhënë një përgjigje publike të plotë ndaj padisë, ndërsa procesi ligjor vazhdon.

Lini një koment