E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Duka konfirmon për Grudën: në çdo kohë i jemi ofruar, por vendimi i tij ka qenë Gjermania

Duka konfirmon për Grudën: në çdo kohë i jemi ofruar, por vendimi i tij ka qenë Gjermania

Brajan Gruda ishte një nga futbollistët me origjinë shqiptare që FSHF-ja ka tentuar ta afrojë në Kombëtare, por sulmuesi ka preferuar të përfaqësojë Gjermaninë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel, ka konfirmuar se përpjekjet e Federatës për ta bindur lojtarin kanë qenë të vazhdueshme.

“Padyshim që duke qenë shqiptar me prindër shqiptarë, pavarësisht se i lindur në Gjermani, kemi pasur shumë dëshirë ta kemi në skuadër, kemi provuar, por zgjedhja e tij ka qenë Gjermania dhe tashmë ky është një kapitull i mbyllur. Ai është paraqitur me Gjermaninë dhe s’mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në karrierën e tij sportive”, u shpreh Duka.

Kreu i FSHF-së theksoi se interesimi për Grudën nuk ka qenë një reagim i momentit: “Në çdo kohë i jemi ofruar, po vendimi i tij ka qenë që të përfaqësojë Gjermaninë”. Sulmuesi ka spikatur prej kohësh me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë, përfshirë edhe atë U21, raporton Top Channel.

Lini një koment