Duka shpërthen për ligjin e sponsorizimit: me 2 miliardë lekë nuk ndërtojmë dot as një fushë futbolli
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e vlerëson si hap pozitiv faktin që pas më shumë se 10 vitesh diskutimesh ligji i sponsorizimit ka mbërritur në tryezën e institucioneve, por kërkon ndërhyrje të rëndësishme përpara miratimit përfundimtar. Në një intervistë për Top Channel, ai paralajmëron se kufiri prej 2 miliardë lekësh është shumë i ulët: “Me 2 miliardë lekë nuk ndërtojmë dot as një fushë futbolli”.
Sipas Dukës, tavani duhet të pesëfishohet, ndërsa kontrolli i sponsorizimeve nga institucionet shtetërore nuk duhet të kthehet në një pengesë paraprake për financimin. Ai sjell si shembull koston e ndërtimit të një fushe futbolli, që arrin në rreth 400 mijë euro, dhe zbulon se ndikimi i sportit në ekonominë shqiptare arrin afërsisht 70 milionë euro në vit, ndaj një pjesë e kësaj vlere duhet t’i rikthehet sportit përmes investimeve për fëmijët, fushat dhe palestrat.
“Ligji duhet të jetë funksional. Nuk duhet të pranojnë nëse ka hile nga burokratët”, thekson kreu i FSHF-së, duke kërkuar që biznesi të ketë mundësi ta financojë sportin në mënyrë të drejtpërdrejtë, raporton Top Channel.