Duka zbulon preferencën e Shqipërisë për shortin e Europianit 2028: katër miqësore deri në shtator
Shqipëria pret dy shorte të rëndësishme në ditët në vijim: më 26 nëntor në Beograd hidhet shorti i kualifikueseve të Europianit U21, ndërsa në Belfast përcaktohen grupet e eliminatoreve të Europianit 2028 për Kombëtaren A. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar për Top Channel preferencat e Shqipërisë për të dyja shortet.
Për përfaqësuesen U21, Duka nuk sheh një kundërshtar më të favorshëm, duke vlerësuar se të gjitha skuadrat pjesëmarrëse janë në një nivel shumë të lartë sportiv. Ndryshe është situata për Kombëtaren A, e cila ndodhet në vazon e tretë: mes grupeve me katër dhe atyre me pesë skuadra, Shqipëria preferon variantin me katër ekipe.
Grupet me katër skuadra i fillojnë kualifikueset në shtator dhe, duke qenë se Shqipëria nuk do të luajë ndeshje play-off të Ligës së Kombeve në mars pas vendit të parë në grup, kuqezinjtë do të kishin kohë për katër ndeshje miqësore deri në shtator. Sipas Dukës, ky skenar ka edhe një kosto: në grupet me katër skuadra do të jetë një prej përfaqësueseve më të forta të Europës, raporton Top Channel.