Dy automjete përplasen kokë më kokë në aksin Korçë-Maliq, 2 të plagosur
Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Juglindje të vendit duke lënë disa të plagosur.
Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në Lumalas, në aksi nacional Korçë-Maliq. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona
Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Podgorie pak minuta më vonë. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Policia është nisur drejt vendngjarjes.