E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë në Ukrainë kërcënojnë Kurtin në video

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë në Ukrainë kërcënojnë Kurtin në video

Dy serbë nga Mali i Zi, të cilët raportohet se janë të përfshirë në luftën në Ukrainë në anën e Rusisë, janë shfaqur në një video me deklarata të ashpra nacionaliste, ku përmendin edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, siç njofton Tëvë1.

Në videon e publikuar, dy personat shprehin mbështetje për ish-presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe sulmojnë kundërshtarët e tij politikë, duke i akuzuar se mbështeten nga armiqtë e popullit serb. Ata kërcënojnë Kurtin dhe pretendojnë se do të kthehen në Kosovë.

Në fillim të videos, dy personat prezantohen si serbë nga Mali i Zi dhe dërgojnë përshëndetje për serbët në Kosovë, duke veçuar Banjskën. “Dy vëllezër nga Mali i Zi, dy serbë. Duhet t’i përshëndesim vëllezërit tanë nga Kosova dhe Metohia, popullin serb nga Banjska. Përshëndetje të mëdha për vëllezërit”, deklarojnë ata, sipas raportimit të Tëvë1.

Sipas burimeve të Tëvë1, grupi nacionalist serb “Srpski Inat” dyshohet se po menaxhohet nga disa persona me prejardhje nga Banjska e Zveçanit.

Lini një koment