E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Dy shoqe të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan, familjarët nuk dinë ku ndodhen

Dy shoqe të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan, familjarët nuk dinë ku ndodhen

Dy vajza të mitura nga fshati Livoç i Epërm i komunës së Gjilanit janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre, pasi kishin dalë së bashku dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, siç njofton Lajmi.net, duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar nga familjarët më 16 tetor, rreth orës 23:50. “Nga familjarët e tyre janë raportuar të zhdukura dy shoqe, femra të mitura. Sipas familjarëve, këto të fundit kanë dalë bashkë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se rasti është nën hetime, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera për rrethanat e zhdukjes së dy të miturave.

Rastin e ka përfshirë në përmbledhjen e raportit 24-orësh të policisë për datën 17 tetor edhe Telegrafi, sipas të cilit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë arrestuar 14 persona për vepra të ndryshme penale.

Lini një koment