Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDy të reja në pranga në Tiranë pas zjarrit që dëmtosi banesat dhe rrezikoi një fqinj

Dy të reja në pranga në Tiranë pas zjarrit që dëmtosi banesat dhe rrezikoi një fqinj

Dy vajza u arrestuan këtë të hënë në Tiranë, pas një zjarri që shpërtheu në banesën që ato kishin marrë me qira. Ngjarja shkaktoi dëme në apartamentin e tyre dhe në disa banesa të tjera ngjitur, ndërsa një banor u dërgua në spital për shkak të asfiksisë.

Sipas TV Klan, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 njoftuan se në pranga janë vënë shtetaset K. Sh., 25 vjeçe, dhe S. Gj., 25 vjeçe, të dyshuara se për shkak të pakujdesisë shkaktuan zjarr në banesën e tyre. Uniformat blu thanë se si pasojë janë dëmtuar banojat e tyre dhe të fqinjëve, ndërsa i dëmtuari A. K. u transportua në spital.

Incidenti ndodhi paraditen e djeshme në një kompleks pallatesh pranë Komunës së Parisit në kryeqytet. Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, personi me inicialet A.K. u trajtua për asfiksi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është duke u hetuar nga policia dhe hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe masat e tjera ligjore që do të ndërmerren, raporton TV Klan.

Lini një koment