E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaDy trena përplasen kokë më kokë, disa të plagosur në Danimarkë

Dy trena përplasen kokë më kokë, disa të plagosur në Danimarkë

Disa persona dyshohet se janë plagosur pasi dy trena u përplasën ballë për ballë në Danimarkë, sipas shërbimeve lokale të emergjencës. Incidenti ndodhi

Disa persona dyshohet se janë plagosur pasi dy trena u përplasën ballë për ballë në Danimarkë, sipas shërbimeve lokale të emergjencës.

Incidenti ndodhi pranë qytetit Hillerod, në veri të Kopenhagenit, ku dy trena lokalë u përplasën në rrethana ende të paqarta.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve tha se ka pasur pasagjerë të lënduar, por nuk dha detaje për numrin apo gjendjen e tyre. Sipas tij, të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga trenat dhe nuk ka persona të bllokuar.

Ndërkohë, sipas gazetës daneze Ekstrabladet, informacionet paraprake flasin për 5 deri në 10 të plagosur nga aksidenti.

Forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në linjën hekurudhore midis Hillerod dhe Kagerup, në zonën e Isterodvejen.

“Dy trena janë përplasur ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shpëtimi. Pjesa e rrugës midis Isterodvejen dhe Kagerup është mbyllur dhe pritet të mbetet e mbyllur për një periudhë të zgjatur kohore. Shoferëve u kërkohet të zbatojnë rregullat e trafikut. Nuk mund të japim informacione të mëtejshme në këtë kohë, por do të vazhdojmë t’ju informojmë ndërsa situata zhvillohet,” thuhet në deklaratën e policisë.

Politi og redning er til stede ved en større togulykke i Kagerup. Der er melding om personskade, oplyser vagtchefen i Nordsjællands Politi.Følg udviklingen her.https://t.co/axywtXzMUu📷 Steven Knap/Ritzau Scanpix pic.twitter.com/E0iRe2jL9W

Lini një koment