E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjende

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjende

Uniformat blu kanë arrestuar një 49-vjeçar me precedent të theksuar kriminal për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje.

Eduart Dushku u kap në Rrugën e Elbasanit, teksa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se do ta trafikonte.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një jelek antiplumb, ndërsa sekuestroi armën, motomjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar“Eksponenti”

Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.

Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Lini një koment