E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDyshohet se ra nga ura, 60-vjeçari gjendet i vdekur në lumë në Devoll

Dyshohet se ra nga ura, 60-vjeçari gjendet i vdekur në lumë në Devoll

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ishte banues në Kurilë, por kishte shkuar te disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë.

Viktima ka qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe, në kohën që është nisur për t’u kthyer, ka kaluar një urë dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Sipas dëshmive të personave që kanë qenë me të në lokal, ai dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa grupi hetimor i policisë konfirmon se nga këqyrja paraprake e vendngjarjes, rasti dyshohet aksidental. Policia vijon hetimet lidhur me ngjarjen.

Lini një koment