Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet burri në Prishtinë

Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet burri në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e ka larguar atë nga shtëpia, raporton KosovaPress duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Foto ilustruese: Një auto patrulle e Policisë së Kosovës. Burimi i fotos: Wikimedia Commons (CC BY-SA 4.0).

Burimi: KosovaPress

Lini një koment