Edi Rama në Michigan

Tashmë organizatorët e kanë konfirmuar ardhjen e Edi Ramës në Michigan. Kanë marrë masat dhe interesohen që në sallë të flasin ata që i thurin lavde kryeministrit. Po ashtu, kujdesen të kërcënojnë dhe intimidojnë në forma të ndryshme kundërshtarët e tyre politikë, me qëllim që t’u mbyllin gojën, të mos shkruajnë, të mos flasin dhe të mos organizojnë protesta kundër kësaj vizite.