E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaEkuipazhi i Artemis II përgatitet për uljen në Paqësor

Ekuipazhi i Artemis II përgatitet për uljen në Paqësor

Katër astronautët e misionit hënor “Artemis II” të NASA-s po përgatiten për kthimin e tyre në Tokë, njoftoi sot agjencia hapësinore amerikane.

“Pasi u zgjuan me këngën “Under Pressure” të Queen dhe David Bowie, ekuipazhi kreu teste të mëtejshme shkencore dhe filloi të grumbullonte pajisjet”, tha NASA.

Kryeministri kanadez, Mark Carney gjithashtu i përgëzoi astronautët nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, duke thënë se kanadezët ishin shumë krenarë për ekuipazhin e “Artemis II”.

Ekuipazhi, përbërë nga astronautët amerikanë, Christina Koch, Victor Glover dhe Reid Wiseman, së bashku me kanadezin Jeremy Hansen – do të ulen mbi Paqësor sot në mbrëmje.

“Kushtet e motit janë aktualisht të favorshme”, tha NASA.

Megjithatë, astronautët nuk ka gjasa të vendosin një rekord shpejtësie.

Drejtuesi i NASA-s, Rick Henfling tha se “Artemis II” pritet të arrijë një shpejtësi maksimale prej 10,657 metrash në sekondë, nën 11,094 metrash në sekondë – të arritur nga “Apollo 10”.

Ekuipazhi i “Artemis II” janë njerëzit e parë që udhëtojnë pranë Hënës në më shumë se 50 vjet.

Ata u nisën javën e kaluar, në bordin e anijes kozmike “Orion” duke përdorur raketën “Space Launch System” nga Cape Canaveral, Florida, dhe fluturuan rreth Hënës.

Gjatë misionit, ata udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri më parë. //a.i/

Lini një koment